HISTORIKU

Historiku i gjimnazit “Skënderbeu”, Krumë Arsimi është një nga çështjet thelbësore të një populli, ku përgatiten breza me radhë të kuadrove, specialistëve, deri edhe të politikanëve. Hasjanët janë shquar si njerëz arsimdashës. Ata edhe në kohët më të vështira i janë pëkushtuar përhapjes së dijeve, hapjes së shkollave. Përpjekjet për dije e arsimim nuk kanë munguar kurrë në krahinën tonë derisa këto përpjekje u konsoliduan me hapjen e dy shkollave të para në Has:

  • - Shkolla e Krumës më 12 Tetor 1922
  • - Shkolla e Golajve më 21 Tetor 1922 si dhe
  • - Konvikti “Kosova” më 21 Nëntor 1922

Por, krijimi i një institucioni të mirëfilltë arsimor, u finalizua vetëm në vitin 1923, me ndihmën e Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës me emrin: Internati “Kosova” me 120 nxënës, në fshatin Kolgecaj (sot qyteti i Bajram Currit), ku 80% e nxënësve ishin nga: Gjakova, Tropoja, Hasi dhe Luma. Ky Internat transferohet në qytetin e Krumës në vitin 1928. Në vitet në vazhdim filluan të hapeshin shkolla fillore dhe 8-vjeçare: Hapja e shkollave 7, 8-vjeçare në krahinën e Hasit

  • Më 1948 në Krumë
  • Më 1957 në Golaj
  • Më 1962 në Helshan dhe Brrut
  • Më 1963 në Shalqin
  • Më1965 në Vranisht
  • Më 1967 në Letaj
  • Më 1968 në Cahan dhe Vlahen
  • Më 1969 në Tregtan dhe Gjinaj
  • Më 1970 në Perollaj
  • Më 1973 në Zahrisht
  • Më 1977 në Fajza
  • Më 1979 në Domaj
  • Më 1980 në Myç-Has
Krahas zhvillimit të arsimit fillor, 7 e 8-vjeçar, në Has u dhanë orientimet për ngritjen e shkollave të mesme, bazuar në zhvillimin ekonomik të zones. Për këtë arsye u ngritën shkollat e mesme të profilit bujqësor, ku përgatiteshin kuadro të mesëm në degët: agronomi, zooteknikë, arsim i përgjithshëm dhe mekanikë për makineritë bujqësore. Më 1970 hapet shkolla e mesme në Krumë, me degë: agronomi, më 1976 hapet dhe një degë tjetër zooteknikë. Meqë këto dy degë i hapte rrugë vetëm profilit bujqësor, komuniteti kërkoi hapjen e një dege tjetër, atë të arsimit përgjithshëm që u realizua në vitin 1982. Më 1983, shkolla e mesme “Skënderbeu”, tri degëshe, ndahet më vete. Shkolla e mesme në Krumë, sot njihet si gjimnazi “Skënderbeu”, Krumë. Ka afërsisht 650 nxënës, 41 mësues, 1 psikolog, 24 klasa, kabinete si: kabineti i Informatikës, Kimisë etj, palestër, zyrë psikologu. Mësues të cilët kanë dhënë mësim në shkollën e mesme “Skënderbeu” Krumë janë: Sulejman Shima, Fadil Serjani, Sejdi Dida, Maliq Jaku, Avdi Peka, Kristaq Tile, Edmir Kapedani, Zija Çela, Arben Sfera, Arben Kertusha, Agim Duka, Ardian Shehu, Nuredin Geca, Petrit Pelushi, Sokol Bela, Met Tobli, Arqile Qilleri Miftar Alia, Myzejen Alia etj.
Drejtues të shkollës së mesme “Skënderbeu” që në fillimet e saj e deri në ditët e sotme janë:
  • - Ali Peka
  • - Uk Hoxha
  • - Ymer Shtufi
  • - Mukades Hoti
  • - Mexhid Hajdari
  • - Besim Cengu
  • - Hasan Peka
  • - Istref Thaçi
  • - Ramadan Mazrreku
  • - Ismet Peka
  • - Shefike Muja
  • - Astrit Poga
  • - Flamur Dauti
  • - Besim Dani