Lajme dhe ngjarje

P1010549

Mbrëmja e Maturës 2013 – Gjimnazi “Skënderbeu” në festë

Më 18 maj 2013, maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” festuan Mbrëmjen e Maturës. Fotografisë solemne të gjeneratës iu shtua edhe ky... 

Lexo më shumë 21 May 2013
Teacher cleaning chalkboard with duster

Përkujtesë

U rikujtojmë nxënësve maturantë të Gjimnazit “Skënderbeu” se që nesër, 20.5.2013, organizohet mësim plotësues në kuadër të përgatitjeve... 

Lexo më shumë 19 May 2013
Volejboll

Pjesëmarrje dinjitoze në aktivitete sportive

Për nder të Ditës së Shkollës Profesionale “Feriz Guri e Vëllezërit Çaka”, më 17.04.2013, u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturo-sportive.... 

Lexo më shumë 22 April 2013
Muzikë

Kërkesë ofertimi-muzikë

Kërkesë ofertimi për muzikë për mbrëmjen e maturës 2012/’13 Shkarko kërkesën: Kërkesë ofertimi-muzikë

Lexo më shumë 18 April 2013
Ushqim

Kërkesë ofertimi-ushqim

Kërkesë ofertimi për ushqim për mbrëmjen e maturës 2012/’13 Shkarko kërkesën: Kërkesë ofertimi-ushqim

Lexo më shumë 18 April 2013
Mirë se vini!

Të dashur nxënës, të nderuar profesorë, prindër dhe ju miq, mirë se vini në uebfaqen e Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut! Gjimnazi ynë, si çdo institucion arsimor, ka për qëllim t’i ofrojë komunitetit shërbim të çmueshëm, gjithmonë me përpjekjen e ngritjes së cilësisë dhe të kushteve mësimore. Edukimi i nxënësve, rritja e intelektit të tyre dhe përgatitja diturore për nivelin universitar është synimi kryesor i shkollës sonë. Gjimnazi “Skënderbeu” zotohet të çojë përpara reformat arsimore me nxënësin në qendër. Stafi arsimor është i kualifikuar dhe i përgatitur profesionalisht që t’iu ofrojë njohuritë e duhura shkencore nxënësve, duke kontribuar në krijimin e shprehive pozitive dhe në mësimnxënien bashkëkohore drejt shtigjeve të ardhmërisë. Gjimnazi “Skënderbeu”, në bashkëpunim me institucionet tjera arsimore dhe partnerët e vet, po përpiqet vazhdimisht për zhvillimin e infrastrukturës bashkëkohore, me theks të veçantë përparimin e qasjes në fushën e teknologjisë informative. Prej fillimvitit shkollor 2011/’12 kemi nisur punën edhe me laboratorin e mësimit elektronik, projekt ky i mbështetur me shumë pajisje edhe nga Komisioni Evropian. Ndërkaq, një ndër shembujt e përparimit tonë është edhe kjo uebfaqe, projekt i cili bashkësisë sonë i vie edhe si një dhuratë pune dhe arritjeje në përkim të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë! Punë e mbarë së bashku!

Partnerët
  • Universum
  • Stromstad Gymnasium
  • SHMP "Feriz Guri & Vellezerit Çaka"
  • Gjimnazi "Shaban Çollaku" - Klos
  • GIZ